Telegrafi

Binjakët kanadezë kanë thyer rekordin Guinness me afatin e lindur para kohe

Binjakët kanadezë hynë në librin Guiness pasi u lindën në javën e 22-të, duke u regjistruar si të lindurit më herët nga të tjerët.

Adiah dhe Adrial Nadarajeh u lindën 126 ditë më herët, duke kapërcyer rekordin e mëparshëm prej 125 ditësh më herët, të vendosur në vitin 2018 nga binjakët në shtetin amerikan të Iowa-s.

Nëse fëmijët do të kishin lindur edhe një orë më herët se 22 javë, spitali nuk do të kishte ndërmarrë masa shpëtimi, thotë Guinness.

Një shtatzëni e plotë është zakonisht 40 javë, duke i bërë ata 18 javë të parakohshëm.

Mamaja Shakina Rajendram tha se kur ajo filloi lindjen në vetëm 21 javë dhe pesë ditë, mjekët i thanë asaj se foshnjat “nuk ishin të qëndrueshme” dhe kishin “0 për qind shans për të mbijetuar”.

Ishte shtatzënia e saj e dytë, pasi humbi të parën vetëm disa muaj më parë në të njëjtin spital pranë shtëpisë së tyre në Ontario. /Telegrafi/