Motrat binjake që u martuan me dy vëllezër binjakë, do t’i nënshtrohen kirurgjisë estetike, sepse nuk e din se kush me kë është martuar.
Çiftet bashkëshortore nga Shanxi i Kinës, në fillim të këtij muaji kanë kërkuar ndihmën e mjekut që të bëjnë intervenime të lehta në fytyrë, së paku për t’u dalluar nga njëri-tjetri, transmeton Telegrafi.
Zhao Xin dhe Zhao Xuan, janë martuar me të fejuarat e tyre Yun Fei dhe Yun Yang, më 15 shkurt të këtij viti.
Të porsamartuarit, të gjithë të lindur më 1994, janë në hall me ngjashmërinë në dukjen e jashtme, ndaj kanë frikë se mund të ngatërrojnë partnerët. /Telegrafi/