Binjaket më identike në botë kanë folur haptazi me problemin që po e kanë – ato nuk po arrijnë të mbesin shtatzënë të njëjtën kohë dhe pranojnë se mbetet ëndërr e tyre të bëhen nëna.
Binjaket australiane Annad he Lucky Decinque, 35-vjeçe, kanë theksuar se i veshin kukullat dhe i dërgojnë për shëtitje, nëpër kafiteri dhe restorante – duke u bërë gati që të jenë nëna, transmeton Telegrafi.
“Kemi patur disa probleme që të mbesim shtatzënë, kështu që kjo është sfida jonë aktuale”, thanë ato.
Kukullat i veshin njëjtë sikur të ishin si ato – binjake identike. Sikur kjo të mos u mjaftonte, motrat ndajnë të fejuarin e tyre Ben Byrne, 40-vjeç.
Binjaket pretendojnë se edhe kur kanë temperaturë dhe janë të ftohura, termometri tregon temperaturën e njëjtë që ato e kanë. /Telegrafi/