Telegrafi

Binjaket identike mbesin shtatzënë të njëjtën kohë, si dhe gjininë e foshnjave e kanë të njëjtë – ato janë vajza (Foto)

Dy motra binjake identike të cilat “bëjnë gjithçka së bashku” kanë pranuar se janë duke pritur të sjellin në jetë fëmijët e tyre të parë, dhe se kishin mbetur të dyja shtatzënë të njëjtën kohë dhe se po presin vajza.

Alisha dhe ShaunaHaines, që të dyja 20-vjeçare, janë të pandara që nga lindja dhe kanë arritur të mbesin shtatzënë në javën e njëjtë të muajit, transmeton Telegrafi.

Motra binjake identike nga Par i Cornwallit, janë duke pritur të sjellin në jetë vajza, edhe pse kurrë nuk e kishin diskutuar me njëra-tjetrën idenë e krijimit të familjes.

“Nuk ka kënaqësi më të madhe se sa të kuptosh që ke mbetur shtatzënë në javën e njëjtë kur motra juaj ka mbetur shtatzënë, por edhe më emocionues është lajmi që të dyja kemi mësuar gjininë e foshnjave – ato janë vajza”, ka deklaruar Alisha. /Telegrafi/