Site icon Telegrafi

Binjaket festojnë ditëlindjen e 100-të

Belget vitale e festuan ditëlindjen në Shtëpinë e pleqve. Ato nuk u emocionuan fort për ditëlindjen jubilare, ndërsa para dy vitesh ato bile refuzuan edhe një vend në librin e rekordeve Guinness. Nuk dëshiruan që zyrtarisht të pranohen si binjaket më të vjetra në botë, sepse, siç thonë, kjo punë atyre nuk iu intereson.

Megjithatë, ditëlindja e 100-të është e veçantë kështu që për festë ftuan dyqind mysafirë ndërmjet tjerëve edhe 28 kushërinj, shkruajnë mediat belge.

“Është pirë shampanjë dhe kanë ngrënë torte, ndërsa binjaket dukeshin vërtet të disponuara. Megjithatë ato janë zonja modeste dhe nuk kërkuan ndonjë vëmendje të veçantë mediale”, tha drejtori i shtëpisë së pleqve Damien Berteau. /Telegrafi

Exit mobile version