Telegrafi

Binjaket e porsalindura i hedh në kontejnerët e mbeturinave, policia kineze vihet në kërkim të burrit (Video)

Foshnjat e porsalindura binjake janë gjetur në kontejnerët e mbeturinave, pasi janë braktisur nga një burrë në pjesën qendrore të Kinës.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar burrin duke i mbajtur foshnjat e porsalindura në qese të najlonit që i hedh në kontejner, sikur të ishin kukulla në provincën kineze Shaanzxi, transmeton Telegrafi.

Ajo çfarë është më e tmerrshme se burri që i hedh në kontejner të mbeturinave, largohet nga vendi i ngjarjes sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Megjithatë për fat të mirë janë gjetur nga pastruesit dhe i dërguan me urgjencë në spital.

Njëra nga foshnjat është shpallur e vdekur në spitalin Xi’an, kurse tjetra është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Binjaket ishin lindur 28 ditë para kohe dhe peshonin vetëm 900 gramë, kurse policia është duke hetuar rastin dhe është vënë pas prindërve të binjakeve. /Telegrafi/