Rabia dhe Rukia nga Pabna i Bangladeshit janë veshur me fustane të njëjtë, e madje i kanë dhe pikat e bukurisë në kokë.
Por për fat të keq, afërsia që kanë këto dy motra po iu nxjerrë shumë problem, transmeton Telegrafi.
Taslima Khatun Uno nuk e ka pasur asnjë problem gjatë shtatzënësisë, deri në muajin e fundit kur mjekët e kanë vërejtur se ajo mbanë binjak, që nuk kanë gjendje të mirë shëndetësore.
Pasi ka lindur me anë të prerjes cezariane, është parë se vajzat e saj janë të ngjitura në kokë.
Megjithëse dyvjeçaret kanë gjendje të mirë shëndetësore, ato nuk mund të lëvizin dhe të luajnë si duhet.
Mjekët që janë marrë me rastin e binjakeve siameze, ende nuk kanë dalë me ndonjë qëndrim nëse mund t’i operojnë, sepse iu duhet ende kohë për të menduar.
Familjarët e vogëlusheve nuk kanë gjendje të mirë financiare, prandaj nuk kanë mundësi t’i dërgojnë jashtë vendit për ndonjë kontroll tjetër. /Telegrafi/