Telegrafi

Binjakët e famshëm nga “Beverly Hills 90210”, Doherty dhe Priestly pozojnë bashkë për herë të parë pas 20 vitesh

Shannen Doherty dhe Jason Priestly (Foto: Getty Images/Guliver/Instagram/theshando)

Aktorët Shannen Doherty dhe Jason Priestly, të njohur si binjakët e popullarizuar, Brenda dhe Brandon Walsh, nga hit serialit televiziv “Beverly Hills 90210”, kanë publikuar fotografinë e parë pas plot 20 vitesh.

Ekipi i aktorëve të serialit të famshëm është ribashkuar për episodet e reja, ndërsa fansat mezi presin që t’i shohin protagonistët e tyre në situata të reja pas moshës së adoleshencës.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Shannen Doherty

Dhe për t’ua shkurtuar paksa pritjen fansave të tyre, Shannen e ka publikuar një fotografi të përbashkët me Jason në profilin e saj në Instagram.

“Thjesht ashtu, binjakët janë rikthyer”, ka shkruar aktorja hollivudiane në përshkrimin e fotografisë.

Krahas tyre, në vazhdimet e reja do të kthehen edhe yjet tjera nga seriali, si Jennie Garth, Ian Ziering, Tori Spelling, Brian Austin Green e Gabrielle Carteris.

Nga protagonistët kryesorë do të mungojë vetëm Luke Perry, i cili ndërroi jetë si pasojë e goditjes në tru. /Telegrafi/