Site icon Telegrafi

Binjakët e bashkuar sirianë ‘vdiqën derisa prisnin shpërnguljen jashtë vendit’

Binjakët e bashkuar një muajsh, të cilët ishin evakuuar nga një periferi e rrethuar me rebelë në afërsi të kryeqytetit sirian Damask kanë vdekur, thotë një organizatë mjekësore.

Nawras dhe Moaz ishin të bashkuar në gjoks, me zemrat në të njëjtin kraharor. Qeveria lejoi që të zhvendoseshin në një spital fëmijësh me 12 gusht pasi doktorët parashtruan kërkesë, shkruan BBC.

Djemtë po prisnin për dokumentet që të mund të udhëtonin jashtë vendit për operacionin kirurgjik që do t’ju shpëtonte jetën, kur ata ndërruan jetë, tha Shoqëria Mjekësore Amerikane.

“E gjithë bota nuk mund të ketë leje për evakuimin e tyre”, shkroi menaxheri përkrahës i bamirësisë në Turqi, Mohamad Katoub, në Twitter, transmeton KosovaPress.

Exit mobile version