Site icon Telegrafi

Binjakë por kanë një vit ndërmjet

Binjakët e saj vendosën të vijnë në këtë botë në mesnatë. Kështu vajza Madisen lindi një minutë para mesnatës kështu që ajo u lind më 2010. Vëllai i saj Aiden lindi dy minuta më vonë, por tashmë kishim hyrë në vitin 2011.

Edhe pse mjekët në spitalin ku lindi nuk prisnin që binjakët të lindin para fundit të janarit, për shkak të dhimbjeve të forta Ashley lindi me prerje cezariane. Babai i binjakëve, Brandon Lewis thotë se doktori ka numëruar minutat deri në mesnatë derisa fëmijët lindën dhe shtoi se ky është Viti i Ri më i miri që ka pasur ndonjëherë. /Telegrafi/

Exit mobile version