Me një postim në blogun e saj zyrtar, Microsoft e ka paralajmëruar këtë aplikacion në sistemet operative të rivalëve të saj, duke i veçuar disa nga funksionet kryesore të Bing Mobile, si hartat e ri-dizajnuara, shërbimin e ri për ofertat, përmbajtjen tjetër në kohë reale dhe jo vetëm kaq.
Në deklaratën e postuar në blogure Microsoft, thuhet se “ne jemi duke punuar që të sjellim përvojën e kërkimit në Bing, edhe në sistemin operativ të RIM BlackBerry, si dhe në Windows Phone 7”.
Një veprim i tillë mund të jetë befasues, mirëpo i njëjti është mjaft me vend, duke marrë parasysh popullaritetin e Android dhe iOS. / Telegrafi /