Telegrafi

I bindur se jeleku i tij i ri antiplumb është i papërshkueshëm – urdhëron mikun ta qëllojë me kallashnikov nga 10 metra largësi – shpëton pa asnjë lëndim (Video)

Pronari i një kompanie që merret me prodhimin e pajisjeve ushtarake në Ukrainë, ishte aq shumë i bindur që produkti i tij më i ri – jeleku antiplumb është i papërshkueshëm, sa që i kërkoi një bashkëpunëtori që ta qëlloj me pushkë automatike Kalashinikov AKM, derisa ai kishte veshur jelekun e ri antiplumb.

Vyacheslav Nalyvaiko për asnjë moment nuk është penduar që i kishte dalur përpara tytës së pushkës automatike, pasi gjithmonë kishte besuar se produkti i tij më i ri është shumë cilësor, transmeton Telegrafi.

Nalyvaiko, që sipas pamjes duket të jetë rreth të 50-ve, po qëndronte në një fushë të mbuluar me borë i veshur me jelek antiplumb, derisa miku i tij e qëlloi me pushkë nga 10 metra largësi.

Ai më pas nga jeleku nxjerr një copëz të metaltë, e cila kishte ndalur plumbin dhe nuk kishte lejuar të depërtoi në anën tjetër. /Telegrafi/