Site icon Telegrafi

Bindet të zbresë i riu, që kërcënoi me hedhje nga vinçi

Erjon Selimaj që u ngjit në një vinç pranë stadiumit “Qemal Stafa” ka nisur të zbresë para pak minutash.

Jetimi është bindur që të zbresë nga vinçi dhe të mos e kryejë vetëvrasjen.

Një i afërm i Erjon Selimajt, jetimit të hipur mbi vinç mbërriti më parë në vendin e ngjarjes për të negociuar që ai të zbresë nga andej.

Lexo po ashtu Flet i riu mbi vinç: Dritan Leli më ka lënë rrugëve, do të më fusë në burg (Video)

Artan Xhama tha se Erjoni i pati thënë një ditë më parë se do të vriste veten, por ai e kishte marrë me shaka.

Ai ka folur për “Reporttv” dhe ka treguar shqetësimet që ka duke akuzuar shtetin se do ta fusë në burg dhe e akuzojnë kot se ka rrahur babanë.

“Qëllimi im ishte ta bëja publike që Dritan Leli më ka lënë rrugëve. Leli ka bërë telefonata që mua të më fusin në burg. Unë nuk zbres sot që këtu”, tha ai.

Exit mobile version