PEN Qendra e Kosovës ka mbajtur kuvendin e radhës ku me shumica votash ka zgjedhur për kryetar, shkrimtarin e publicistin Binak Kelmendi.
Kjo organizatë që përbëhet nga shkrimtarë e njerëz të sferës së kulturës, është themeluar më 2004. Në afro dy mandate atë e ka drejtuar shkrimtari Basri Çapriqi.
Deri tashti Kelmendi ka mbajtur pozitën e sekretarit të PEN Kosovës.
Kelmendi është autori i disa romaneve dhe përmbledhjeve me poezi. Një kohë të gjatë ka punuar si gazetar e redaktor në mediat e Kosovës.