Anila Mirdita
BioNatural Shop
www.facebook.com/BioNaturalShop
Roli kryesor i stomakut është të bëjë tretjen e ushqimit dhe të largojë bakteret e këqija. Simptomat e një tretjeje jo të mirë janë dhimbjet e stomakut, të cilat shpesh shkaktohen nga stresi, ngrënia jo e rregullt e vakteve, por dhe ngrënia me tepricë. Duhen shmangur kafeja, duhani, alkooli.
Keqtretja duhet të trajtohet afatgjatë me anë të një diete të posaçme.
Gjatë gatimit mund të përdorni erëza të tilla si, rozmarina apo kimjoni, sepse ndihmojnë në një tretje më të mirë të ushqimit. Pas vakteve konsumoni çaj të mentës (tonik i tretjes) ose melisës (kundër fryrjes së barkut dhe zorrëve), për të ndihmuar stomakun të kryejë më lehtë funksionin e tretjes.
Sanëza nxit tretjen e ushqimit në mënyrë që përmbajtja e ushqimit të mos qëndrojë për një kohë të gjatë në stomak.
Pelini përdoret kundër sëmundjeve të lukthit, tretjes së dobët të ushqimit, mundimit, mungesës së oreksit, sëmundjeve të mëlçisë, veshkave, verdhëzës, etj.
Lule Bliri përmirëson çrregullimet e stomakut dhe vështirësinë e tretjes.
Përzierja e stomakut – vjellja mund të jetë simptomë e helmimit nga ushqimi, infeksione të stomakut, migrenë, ose dhe shtatzëni.