Site icon Telegrafi

Billy Brown i “Alaskan Bush People” ka vdekur në moshën 68 vjeçare

Billy Brown, ylli i “Alaskan Bush People” ka ndërruar jetë në moshën 68 vjeçare.

Lajmi është konfirmuar nga përfaqësuesit e tij për Fox News ditën e djeshme (e hënë).

“Ne mbetëm të tronditur kur dëgjuam për vdekjen e papritur të Billy Broën. Ai ka qenë pjesë e familjes Discovery për vite me radhë”, thuhet në deklaratë. “Zemra jonë është me familjen e tij dhe ata që e njohën dhe e donin ndërsa po përballen me këtë humbje shkatërruese”.

Billy Brown i ‘Alaska Bush People’ ka vdekur në moshën 68 vjeçe (Foto: Discovery)

Brown u shfaq në tetë sezonet e para të shfaqjes, siç raportojnë tabloidet ndërkombëtare.

Sipas revistës People, djali i Billy, Bear, po ashtu ka njoftuar për vdekjen e të atit në një postim të publikuar në rrjete sociale, ku deklaroi se babai i tij vdiq të dielën pasi pësoi një krizë.

Në vitin 2017, familja Brown u zhvendos në Washinfton pasi gruaja e tij, Ami, 57 vjeçe, u diagnostikua me kancer të mushkërive në mënyrë që ajo të mund të merrte trajtim.

Sezoni i 12-të i “Alaskan Bush People” ndërkohë transmetoi episodin e tij të fundit tetorin e kaluar në Discovery.

Billy Brown dhe gruaja e tij, Ami (Foto: New York Post)

Billy ka lënë pas fëmijët: Matthew Brown, Rain Brown, Snowbird Brown, Joshua Brown, Bear Brown, Noah Brown, Gabriel Brown. /Telegrafi/

Exit mobile version