Telegrafi

‘Billy Boy’ mbush 25 vjeç: Fakte interesante për kondomin

Sipas një studimi në vendet perëndimore, 86 për qind e meshkujve nga mosha 16 deri në 44 vjeç e përdorin kondomin si mbrojtës nga sëmundjet seksuale, transmeton mapo.al.

Më poshtë janë disa fakte interesante për kondomin.

-Kondomët e parë përgatiteshin nga zorrët e deleve ose membrana të kafshëve të tjera. Edhe Kazanova (1798) e përdorte atë për t’u mbrojtur nga sifilizi.

-Nga ka ardhur emri kondom? Mendohet se ka ardhur nga Dr. Kondomi, mjeku i oborrit i mbretit Çarls II (1685). Ai kishte rekomanduar membranën e zorrëve të deles si kontracepsion.

-Gjithçka lateks. Për herë të parë kimisti amerikan, Charles Goodyear, prezantoi në vitin 1855 prezervativin prej gome. Ai u prodhua në masë në vitin 1870. Që prej vitit 1930 përdoret lateksi si material.

-Nëse do ishe i turpshëm, ky nuk ishte problem në Gjermaninë komuniste. Prezervativët porositeshin dhe vinin me postë. Rreth 2 milionë kondomë shpërndante në vit Mondo.

-Që nga viti 2010 prodhohet një prezervativ vetëm për adoleshentët. Kjo për shkak se ishte provuar nga një sondazh se për një në katër prej tyre, prezervativi ishte shumë i madh.