Billy Bob Thornton ka pohuar se kohën që e kaluar i kurorëzuar me Angelina Jolien ishte e bukur.
Dyshja e hollivudit ka qenë të martuar për tre vjet gjatë viteve 2000/03 ndërsa kanë mbetur miq pas shkurorëzimit.
“Angie ende është mikesha ime. Ajo është një person i mrekullueshëm i cili ka bërë shumë gjëra të mira”, tha 62-vjeçarja për ish-gruan.
Billy Bob thotë se i admiron filmat e saj ndërsa për revistën “People” ka zbuluar disa detaje të martesës së tyre, e cila shpesh është përshkruar si e trazuar.
Thornton tha gjithashtu që kanë mbajtur në qaf varëse me gjak dhe se nuk ka asgjë bombastike.
“Mediat e kanë portretizuar si një kovë me gjak në kokë”, komentoi Thornton.
Ai tregoi se edhe arsyen e vërtetë të shkurorëzimit të tyre duke thënë se ishte mënyra e ndryshme e jetës.
“Ne kemi pasur stile të ndryshme të jetës. Ajo ishte e gatshme për famë dhe paraqitje në publik. Unë preferoja një botë më të mbyllur dhe pa shumë njerëz rreth nesh. Kjo është arsyeja e vetme që ne nuk e vazhduan martesën”, përfundoi aktori. /Telegrafi/