Site icon Telegrafi

Billie Eilish zbuloi arsyen e trishtuar pse u bë bionde

Krahas zërit të jashtëzakonshëm, zgjedhjeve të modës dhe çmimeve të panumërta, flokët e Billie Eilish kanë qenë gjithmonë një pikë diskutimi.

Jo shumë kohë pasi mbërriti në skenën muzikore, Billie shpejt u bë e njohur për pamjen e saj origjinale, e cila përfshinte flokë të gjelbra neon.

Pamja u bë pjesë e emrit të këngëtares – dhe kështu, mund ta imagjinoni se sa të shokuar ishim të gjithë kur ajo debutoi flokët bionde platini në fillim të këtij viti në mars.

Në fillim, transformimi i flokëve dukej si një zgjedhje e udhëhequr nga trendi. Edhe kur Billie u shfaq në shfaqjen e Ellen DeGeneres në maj, ajo la të kuptohej se ishte një vendim impulsiv pasi pa një editim të fansave në internet.

Lexo po ashtu Billie Eilish thotë se ka humbur 100 mijë ndjekës pasi pozoi e veshur me korse

“Isha unë me çfarëdo ngjyre flokësh që kisha, dhe ata thjesht modifikuan flokët biondë mbi mua, dhe unë thash ‘dukem bukur, e dua’”, – shpjegoi ajo.

Por tani, këngëtarja ka zbuluar se në fakt kishte një arsye shumë më të thellë – dhe mjaft të trishtuar – pas vendimit të saj për të qenë bionde. Duke folur për pamjen e saj të gjelbër, ajo i tha revistës Elle : “Nuk mund të shkoja askund me ato flokë sepse qartësisht isha unë. Doja anonimitet”.

Lexo po ashtu Billie Eilish thyen rekord në Instagram me imazhin si bionde pasi mori mbi 20 milionë pëlqime

Pasi ngjyrosi flokët bionde, Billie shpejt kuptoi lirinë që erdhi me të. Ajo tha: “Unë shkova në një park me një shoqe dhe thosha: ‘Jo, nuk mund ta heq kapuçin tim!’ U tmerrova nga paparacët që kam pasur’. Por ajo tha: ‘Mos u shqetëso: je mirë. Asgjë nuk do të ndodhë’. Hoqa kapuçin dhe u ndjeva si një person i ri”.

Sa i përket flokëve të gjelbër, Billie theksoi se ajo nuk ka ndryshuar dhe ngjyra e re e flokëve është vetëm pjesë e ndryshimit të pamjes si artiste. /Telegrafi/

Exit mobile version