Duket se festa sapo ka filluar për 18-vjeçaren Billie Eilish.
Këngëtarja të dielën rrëmbeu katër çmimet më të mëdha në “Grammy Awards”, për albumin e vitit, këngën më të mirë, për regjistrimin dhe realizimin më të mirë të këngës, pa harrur edhe shpërblimin për artisten më të mirë.
Gjithashtu, e njëjta e ka fituar edhe çmimin për “Albumin më të mirë të vitit” për albumin e saj debutues “When We All Fall Asleep, Where Do We Go” që është incizuar në shtëpinë ku ajo është rrritur në Los Angeles.
Eilish është interpretuesja më e re që ka fituar ndonjëherë albumin e vitit, ndërsa e sfidoi edhe këngëtaren Taylor Swift, pasi kjo e fundit fitoi për albumin më të mirë “Fearless” në moshën 20-vjeçe.
Të nominuarit për albumin e vitit ishin: Bon Iver (“I, I”), Lana Del Rey (“Norman F***ing Rockwell”), Eilish (“When We All Fall Asleep Where Do We Go”), Ariana Grande (“Thank U, Next”), H.E.R. (“I Used to Know Her”), Lil Nas X (“7”), Lizzo (“Cuz I Love You”) and Vampire Weekend (“Father of the Bride”).
Teksa pranoi çmimin për albumin e vitit, Eilish dukej vërtet e tronditur.
“A mund të them vetëm se mendoj se Ariana e meriton këtë?”, tha ajo.
Eilish po ashtu u bë femra e parë dhe personi i dytë që fitoi rekordin e vitit, albumin e vitit, këngën e vitit dhe artisten e re më të mirë në të njëjtin vit.
Artisti i parë që e bëri këtë ishte Christopher Cross në 1981.
Adele gjithashtu ka fituar të katër trofetë, por e bëri këtë përgjatë tre viteve. /Telegrafi/