Ndërsa Billie Eilish mund të jetë krejtësisht moskokëçarëse në lidhje me rutinën e saj të grimit, çdo ndryshim që bënë ajo merr vëmendje maksimale.
Gjysmën e kohës as nuk mund të vërehet fare nëse ajo ka grim, megjithatë të gjithë i ndjekin deri në detaje paraqitjet e saj.
Gjatë javës së kaluar Eilish postoi një fotografi, por ishin buzët e saj ato që morën vëmendje.
Ajo kishte nënvizuar buzët e saj, kështu edhe pse e thjeshtë në grim, ato binin në sy dhe ajo u bë inspirim për shumë prej nesh.
Në të vërtetë ishte një foto e pasaportës që Billie postoi, edhe në këtë pozim të vështirë për shumë persona, ajo në një farë mënyre ka arritur të duket spektakolare. /Telegrafi/