Telegrafi

Billie Eilish paralajmëron projektin e ri “My Future”, i cili publikohet javën e ardhshme

Billie Eilish (Foto: Gareth Cattermole/Getty Images/Guliver)

Billie Eilish është ndër këngëtaret më të reja që ka arritur të thyej rekorde në industrinë muzikore.

Kështu, përmes rrjetit social Instagram, ajo ka bërë të ditur se tashmë projekti i saj i radhës do të publikohet javën e ardhshme, shkruan Daily Mail.

“My Future, publikohet të enjten”, ka shkruar ajo në përshkrimin e fotografisë.

Imazhi i ndarë nga ajo,  e shfaqi këngëtaren me maskë mbrojtëse, ndërsa mbrapa saj dukej pamja e mrekullueshme e qytetit.

Lexo po ashtu Billie Eilish denoncon personin i cili e vizitonte vazhdimisht në shtëpi

Gjatë fillimit të këtij viti, fituesja e çmimeve Grammy u bë njëra ndër artistet e reja më të njohur, në vetëm moshën 18 vjeçare.

Sidoqoftë, Billie ka shtyrë publikimin e albumit “Where Do We Go”, e cila pretendohej të lansohej gjatë pandemisë coronavirus. /Telegrafi/