Billie Eilish është ndër këngëtaret më të reja që ka arritur të thyej rekorde në industrinë muzikore.
Kështu, përmes rrjetit social Instagram, ajo ka bërë të ditur se tashmë projekti i saj i radhës do të publikohet javën e ardhshme, shkruan Daily Mail.
“My Future, publikohet të enjten”, ka shkruar ajo në përshkrimin e fotografisë.
Imazhi i ndarë nga ajo, e shfaqi këngëtaren me maskë mbrojtëse, ndërsa mbrapa saj dukej pamja e mrekullueshme e qytetit.
Gjatë fillimit të këtij viti, fituesja e çmimeve Grammy u bë njëra ndër artistet e reja më të njohur, në vetëm moshën 18 vjeçare.
Sidoqoftë, Billie ka shtyrë publikimin e albumit “Where Do We Go”, e cila pretendohej të lansohej gjatë pandemisë coronavirus. /Telegrafi/