Billie Eilish po shikon nga e ardhmja teksa i dha fund marrëdhënies së saj me kantautorin Jesse Rutherford.
Një përfaqësues i Eilish, konfirmoi për CNN në një deklaratë të mërkurën se këngëtarja e “Happier Than Ever” dhe Rutherford janë ndarë.
“Mund të konfirmojmë se Billie dhe Jesse u ndanë miqësisht dhe mbeten miq të mirë. Të gjitha thashethemet për tradhti janë të rreme. Të dy janë aktualisht beqarë”, thuhet në deklaratë.
Dyshja ndezën për herë të parë thashethemet për romancë kur u panë duke u puthur në një restorant në Los Angeles në tetor 2022.
Në atë kohë, Eilish nuk e kishte konfirmuar ende romancën e saj me këngëtarin e “The Neighborhood”, por më vonë ata dolën publike me lidhjen e tyre në nëntor, kur Eilish dhe Rutherford morën pjesë në Gala Art+Film LACMA dhe pozuan së bashku në tapetin e kuq.
Pas debutimit të tyre në tapetin e kuq, Eilish tha për Vanity Fair se pavarësisht kritikave për diferencën e tyre në moshë (Rutherford është dhjetë vjet më i madh se ajo), marrëdhënia e saj me muzikantin është “me të vërtetë e lezetshme dhe jam shumë e lumtur”.
Ajo gjithashtu tregoi se i pëlqente të ishte në gjendje të tërhiqte fillimisht vëmendjen e Rutherford dhe se në një marrëdhënie ajo vlerëson lirinë.
“Dua të më besojnë dhe të jem në gjendje të kem hapësirë dhe dua dashuri dhe vëmendje”, tha ajo në atë kohë, duke shtuar se ndjen se “admirimi i barabartë është me të vërtetë i rëndësishëm”.
Dyshja e famshme ishin në lidhje për shtatë muaj. /Telegrafi/