Telegrafi

Billie Eilish fotografohet me të dashurin Matthew Tyler gjatë një udhëtimi për në Disneyland

Billie Eilish ka qenë duke u akuzuar për klipin e saj të fundit ku u shfaq me disa vajza.

Një gjë e tillë ka ardhur pasi fansat aluduan për orientimin e saj seksual, pasi kjo e fundit u shpreh se i dashuron vajzat, shkruan Daily Mail.

Sidoqoftë kësaj, këngëtarja ka zgjedhur që të udhëtojë për në Disneyland, së bashku me të dashurin e saj Matthew Tyler.

Foto: Daily Mail

Dyshja gjatë ditës së djeshme (e premte) është fotografuar nga paparacit, teksa që të dy mbanin gjësende me vete.

Veshja e tyre ishte kryesisht e thjeshtë, derisa në paraqitjen e artistes më shumë dominonte ngjyra vjollcë.

Foto: Daily Mail

Çifti përndryshe zgjodhën që të mbajnë edhe maskë mbrojtëse, për shkak të pandemisë coronavirus. /Telegrafi/

Foto: Daily Mail