Billie Eilish ka qenë duke u akuzuar për klipin e saj të fundit ku u shfaq me disa vajza.
Një gjë e tillë ka ardhur pasi fansat aluduan për orientimin e saj seksual, pasi kjo e fundit u shpreh se i dashuron vajzat, shkruan Daily Mail.
Sidoqoftë kësaj, këngëtarja ka zgjedhur që të udhëtojë për në Disneyland, së bashku me të dashurin e saj Matthew Tyler.
Dyshja gjatë ditës së djeshme (e premte) është fotografuar nga paparacit, teksa që të dy mbanin gjësende me vete.
Veshja e tyre ishte kryesisht e thjeshtë, derisa në paraqitjen e artistes më shumë dominonte ngjyra vjollcë.
Çifti përndryshe zgjodhën që të mbajnë edhe maskë mbrojtëse, për shkak të pandemisë coronavirus. /Telegrafi/