Site icon Telegrafi

Billboard rendit këngën e Ava Max dhe Bleona Qeretit në “Top 10 këngët ritmike më të mira të vitit”

Bleona Qereti dhe Ava Max (Foto: Getty Images/Guliver)

Sukseset e shqiptarëve në muzikë duket se nuk po ndalen.

Tashmë emra të shumtë me prejardhje nga Kosova dhe Shqipëria dominojnë me suksese të shumta në tregun ndërkombëtar të muzikës, falë punës dhe telentit të tyre.

Kemi rastin që çdo ditë të shohim këngëtares di Dua Lipa, Rita Ora apo Bebe Rexha që sundojnë top listat ndërkombëtare në industrinë e muzikës.

Ndërkohë, së fundmi edhe këngëtaret e njohura nga Shqipëria: Bleona Qereti dhe Ava Max, kanë përfunduar të renditura në top listën e 10 këngëve më të mira ritmike, sipas Billboard.

Billboard ka nxjerr së fundmi statistikat zyrtare për vitin 2019, duke treguar se cilat këngë janë dëgjuar më së shumti në kategoritë përkatëse.

Bleona Qereti dhe Ava Max në listën e “top 10 këngëve ritmike për klube më të dëgjuara” nga Billboard (Foto: Billboard)

Në kategorinë “Këngët më të dëgjuara ritmike për klube”, në vendin e shtatë renditet Ava Max me hitin e padiskutueshëm “Sweet but Psycho”, gjersa në vendin e tetë Bleona Qereti, me këngën e saj “I don’t need your love”.

E lumtur për këtë sukses, Bleona ndau me ndjekësit e saj një pamje të top 10 këngëve të ranguara në këtë list, ku përkatësisht shihen edhe projektet muzikore të dy këngëtareve shqiptare.

Pjesë e kësaj liste janë edhe emrat e njohur të muzikës “dance” dhe elektronike si: Calvin Harris, Fisher, etj. /Telegrafi/

Exit mobile version