Bill Murray është akuzuar për ‘puthje’ dhe ‘prekje’ me një punonjëse femër gjatë xhirimeve të një filmi – duke quar në mbylljen e filmit, sipas raportimeve të medieve amerikane.
Incidenti dyshohet se ka ndodhur në xhirimet e “Being Mortal” në prill, kur Murray dukej se ishte tepër miqësor dhe “seksual” me personelin anonim.
Murray, 72 vjeç, dyshohet se filloi të ‘puthte’ dhe ‘prekte’ trupin vajzës e cila është shumë më e re në moshë, dhe ajo pretendoi se nuk ishte në gjendje të lëvizte për shkak të peshës së tij.
Dëshmitarët pohuan se ylli i “Caddyshack” u përpoq të puthte gruan, por të dy mbanin maska.
Akuzuesja i pohoi Puckut se Murray i mbrojti veprimet e tij duke pretenduar se ato kishin për qëllim të ishin lozonjare, por punonjësi i paidentifikuar “i interpretoi veprimet e tij si tërësisht seksuale” dhe ishte “i tmerruar”.
Rreth një javë pasi publikuam raportin, Murray u shfaq në CNBC dhe mbrojti veprimet e tij, duke pretenduar se xhirimet e filmit u mbyll për shkak të një “ndryshimi mendimesh”.
“Kam pasur një dallim mendimi me një grua me të cilën jam duke punuar. Bëra diçka që mendoja se ishte qesharake dhe nuk u mor në këtë mënyrë”, tha aktori për Becky Quick të CNBC.
Ylli i “Ghostbusters” si arsyetim për gabimin e tij tha se nuk e ka kuptuar se kohët “kanë ndryshuar”.
“Gjërat ndryshojnë dhe kohët kanë ndryshuar. Pra, është e rëndësishme për mua ta kuptoj atë”, tha ai.
Gruaja dhe Murray përfundimisht arritën një marrëveshje që përfshinte një marrëveshje jo-zbulimi dhe gjithashtu Murray e kishte pagua më shumë se 100,000 dollarë, sipas Puck.
Ajo gjithashtu dyshohet se ka hequr dorë nga të drejtat e saj për çdo veprim ligjor që mund të ketë qenë në gjendje të bënte kundër Searchlight dhe Disney.
Prodhimi i filmit u pezullua nga Searchlight, por asnjë arsye nuk u sqarua nga kompania.
Ky nuk është incidenti i parë i raportuar i sjelljes së keqe në shesh nga Murray. Kohët e fundit, Geena Davis foli për përvojat e saj të këqija me aktorin gjatë realizimit të filmit “Quick Change” në 1989. /Telegrafi/