Edhe pse bashkëshortja e tij kishte humbur nga kundër kandidati i saj dhe nuk po betohej për presidente, duket se Bill Clinton po kënaqej gjatë inaugurimit të presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara.
Ish-presidenti është kapur nga kamerat duke “ia ngulur” sytë bijës së Donald Trumpit, Ivanka, derisa po vinte në ceremoninë e inaugurimit, transmeton Telegrafi.
Clinton në ato momente kafshoi buzën, uli kokën dhe foli diçka me veten në skenën e ndërtuar në Capitol.
Por nuk ishin vetëm kamerat ato që kapën këtë moment të Billit.
Gruaja e tij ishte duke qeshur me Michelle, kur papritmas e kuptoi se bashkëshortit të saj nuk po i interesonte çfarë po ndodhte në skenë.
Ajo menjëherë ktheu kokën në drejtim të tij, dhe i dhuroi një shikim “të ashpër”. /Telegrafi/