Bill Gates ka qenë në qendër të teorive të shumta konspirative të çuditshme vitet e fundit.
Nëse nuk jeni në dijeni, individët besojnë se ai “organizoi pandeminë e COVID-19” për përfitime financiare, pastaj se “iu ka vendosur çipa njerëzve përmes vaksinave”, por edhe se ai bleu gjithë tokën bujqësore pasi dëshiron “të vdisnin shumë amerikanë nga uria”.
Themeluesi i Microsoftit tani po zbulon një teori konspirative që ia kishte pohuar një qytetarë në rrugë, raporton LadBible.
Ai ishte i ftuar në podcast, “The Rest Is Politics” dhe përmendi disa situata të pakëndshme, transmeton Telegrafi.
“Duhet të qeshësh me gjithë këtë. Dikush më ndali në rrugë, e cila gjë ndodhi më shumë se një herë, dhe më tha se ‘e kam çipuar dhe se po e ndiqja’. Zonjë, pse dua të di se ku po lëvizni? A besoni vërtet se kështu e kaloj kohën time?”, pyeti Gates.
Miliarderi përmendi edhe pretendime të tjera që qarkullojnë në rrjete sociale, transmeton Telegrafi
“Kur thonë se unë përfitoj nga vaksinat apo se vaksinat janë të këqija për fëmijët”, shtoi ai dhe zbuloi se ka njerëz që ndjekin teoritë e konspiracionit dhe vlerësojnë nëse janë “jashtë kontrollit”.
“Nëse ato bëhen shumë të përhapura, atëherë ju dëshironi të përgjigjeni”, tha ai.
Teoria e çuditshme se Gates “iu vendos njerëzve në trup çipa” u aktualizua gjatë pandemisë së coronavirusit.
Individët besojnë se duke “futur mikroçipa te njerëzit”, duke përdorur vaksina, themeluesi i Microsoftit dëshiron të “kontrollojë rritjen e popullatës”.
Gates gjithashtu mori pjesë në rrjetet sociale, ku foli për teoritë e konspiracionit.
“Në vitin 2015, unë paralajmërova se mund të kishte një pandemi që do të shkaktonte dhjetëra miliona vdekje. Fondacioni im financon kërkimin e vaksinave për të shpëtuar jetë. Unë shpenzoj miliarda për vaksinat dhe jam krenar që ato kanë ndihmuar për të përgjysmuar numrin e vdekjeve në 20 vitet e fundit. Ideja e çipave nuk ka kuptim”, deklaroi ai.
Një përdorues e ndoqi përgjigjen, duke theksuar se në ditët e sotme ekziston një mënyrë më e lehtë për të gjurmuar miliarda njerëz “pse të përdorim vaksinat kur të gjithë mbajmë telefona”. /Telegrafi/