Bill Gates shprehet se ende ka shpresë që bota do t’i “kthehet plotësisht normalitetit” deri në fund të vitit 2022.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, sipërmarrësi theksoi se SHBA-ja së shpejti duhet të ketë vaksina të tepërta të coronavirusit për t’i ndarë me vendet e tjera.
Mirëpo, 65-vjeçari tha se ishte i shqetësuar se bota nuk do të mësonte mësimet e pandemisë së COVID-19 për t’u përgatitur për shpërthimet e sëmundjeve globale në të ardhmen.
I pyetur nga Sky News nëse ai shpresonte që bota do t’i kthehej plotësisht normalitetit deri në fund të vitit 2022, Gates u përgjigj se “po”.
Ndryshe, deri më tani janë regjistruar globalisht më shumë se 146 milionë raste me coronavirus, si dhe 3.1 milionë viktima.
Vendi më i goditur në botë nga pandemia është SHBA-ja e cila ka regjistruar 32 milionë raste, megjithëse rritje rekorde ditore ka regjistruar së fundmi edhe India. /Telegrafi/