Site icon Telegrafi

Bill Gates shfaqet për herë të parë në publik që pas ndarjes nga Melinda – ai akoma mban unazën e martesës

Bill Gates u pa në daljen e tij të parë publike që kur njoftoi divorcin nga bashkëshortja Melinda.

Miliarderi 65 vjeçar bashkëthemeluesi i Microsoft-it u pa në Manhattan të shtunën, sipas disa fotografive të marra nga Daily Mail.
Në foto, duket mjaft i buzëqeshur ndërsa bën një shëtitje nëpër Big Apple.

Gates thuhet se udhëtoi për në aeroportin Newark të New Jersey një ditë më parë. Është thënë gjithashtu se ai është fshehur në një klub golfi të miliarderëve luksozë në Kaliforni.

Bill Gates (Foto: DailyMail)

Në fillim të kësaj jave, Bill bëri paraqitjen e tij të parë zyrtare që kur u përhap lajmi për divorcin, duke marrë pjesë në një forum virtual global me Dhomën e Tregtisë së SH.B.A. Gjatë forumit, ai foli gjatë për ndryshimin e klimës dhe rrugën e vështirë përpara Amerikës për t’u rikuperuar nga ndikimi i coronavirusit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bill Gates

Edhe pse ai nuk e diskutoi jetën e tij personale, shumë ishin në gjendje të konkludonin meqenëse po mbante akoma unazën e martesës.

Bill Gates (Foto: DailyMail)

Zgjedhja nuk është aq e çuditshme duke qenë se Bill dhe Melinda janë ende të martuar teknikisht. Sidoqoftë, miliarderët njoftuan se janë divorcuar më 3 maj, duke i dhënë fund martesës së tyre prej 27 vjetësh.

Të njëjtit akoma po shikojnë për mënyrën se si të ndajnë pasuritë e tyre të mëdha para se të mund të finalizojnë zyrtarisht ndarjen, teksa besohet se u ndanë për një kohë para njoftimit. /Telegrafi/

Bill akoma mban unazën e martesës (Foto: DailyMail)
Exit mobile version