Site icon Telegrafi

Bill Gates: Pothuajse të gjitha vaksinat COVID-19 do të funksionojnë deri në shkurt 2021

Bill Gates ka qenë një figurë polarizuese gjatë pandemisë së coronavirusit, por tani filantropi miliarder ka arsye të shpresojë.

Duke folur për CNN, Gates shpjegoi se ‘pothuajse të gjithë’ vaksinat e coronavirusit në zhvillim do të jenë gati deri në shkurt të vitit të ardhshëm.

Dy vaksinat e para që pritet të marrin aprovimin e FDA në SHBA janë ato të zhvilluara nga Pfizer dhe Moderna. Por Gates thotë se të tjerat në zhvillim, si ato të AstraZeneca, Johnson & Johnson dhe Novavax – do të jenë gjithashtu të suksesshëm, transmeton Telegrafi.

“Pothuajse të gjitha vaksinat do të funksionojnë dhe me nivele shumë të larta të efikasitetit”, tha Gates për CNN’s Fareed Zakaria.

“Unë jam optimist se deri në shkurt ka shumë të ngjarë që të gjitha vaksinat të tregohen shumë efikase dhe të sigurta”, theksoi Gates.

Pavarësisht optimizmit, Gates paralajmëron se dimri përpara do të jetë i vështirë për shumë njerëz.

“Ne duhet të shqetësohemi shumë për gjashtë muajt e ardhshëm”, tha ai.

Ai gjithashtu u bëri thirrje njerëzve të vishnin maska ​​dhe të mbajnë distancë sociale, ndërsa zhvillimi dhe prodhimi i vaksinave vazhdon. /Telegrafi/

Exit mobile version