Disa prej njerëzve më të pasur në botë po luftojnë në garën e hapësirës. Elon Musk dhe Jeff Bezos, dy njerëzit më të pasur në planetin Tokë dhe njëherit drejtorët e Space X dhe Blue Origin, kanë plane të mëdha sa i përket hapësirës.
Ata parashikojnë universumin në të cilin interneti është i qasshëm nga cilido vend i botës, ku njerëzit janë një lloj ndërplanetari, e stacionet hapësinore janë nikoqir të banorëve, transmeton Telegrafi.
Por Bill Gates nuk është duke investuar shuma të majme të parave në këto plane janë planetit Tokë. Gates, njeriu i katërt më i pasur në botë sipas revistës Forbes, ka aspirata të mëdha – por për Tokë.
Derisa konstalacionet e internetit siç janë Starlink i Space X dhe projekti i Quiper kanë për qëllim të gjejnë zgjidhje për probleme të shumta, Gates tha për CNN se çështje të tilla thjesht ia “humbin kohën”.
“Të kesh internet të mirë në mbarë Afrikën është gjë e mirë. Përdorimi i satelitëve për vëzhgim për të mësuar se çfarë po ndodh siç janë ndryshimet klimatike ia vlejnë”, tha Gates.
“Derisa të mos e zgjedhim çështjen e tuberkulozes dhe malaries dhe sëmundjeve tjera që janë të tmerrshme në vendet e varfra, ky do vazhdojë të jetë fokusi im”, shtoi themeluesi i Microsoft.
E përpjekjet e filantropit tashmë kanë dhënë frytet e saj. Partneriteti i fondacionit Bill dhe Melinda Gates me pasuesin e familjes mbretërore saudite në Abu Dhabi, ka pasur sukses në disa kauza. /Telegrafi/