Site icon Telegrafi

Bill Gates: Fundi i epidemisë, rasti më i mirë, ndoshta në vitin 2022

Bill Gates, themelues i Microsoftit dhe bashkëkryetar i Fondacionit Bill dhe Melinda Gates, tha se pret që miratimet e vaksinave të bëhen deri në fillim të vitit të ardhshëm.

Gjersa SHBA-ja të fillojë të kthehet në normalitet deri në verën e 2021, ai beson se ne nuk e shihni fundin e pandemisë deri në vitin 2022, raporton CNN.

“Fundi i epidemisë, rasti më i mirë, ndosht do të ndodh në vitin 2022. Por gjatë vitit 2021, numrat, ne duhet të jemi në gjendje t’i heqim ato, nëse marrim qasjen globale”, tha Gates në Fox News Sunday, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Bill Gates: Përmes vaksinës kundër COVID-19, nuk do t’u vendosen njerëzve çipa në trup

Gates gjithashtu shprehu zhgënjimin me mënyrën se si SHBA-ja e ka trajtuar situatën e pandemisë.

“Fatkeqësisht, ne bëmë një punë shumë të dobët dhe ju mund ta shihni atë në numra nëse krahasoni vendet aziatike si Koreja e Jugut dhe Australia”, tha Gates.

Për më tepër, Gates vuri në dukje mënyrën e trajtimit të testimit në fillim të pandemisë dhe mënyra se si po trajtohet edhe sot, luajti një rol të madh në përhapjen e virusit në SHBA. /Telegrafi/

Exit mobile version