Telegrafi

Bill Gates fotografohet përkrah të dashurës së tij Paula Hurd gjatë një dalje në New York

Themeluesi i Microsoft, Bill Gates u pa duke drekuar me të dashurën e tij, Paula Hurd, gjatë fundjavës në një klub privat në Manhattan – mes spekulimeve se dyshja ishin fejuar.

Një përfaqësues i Gates të martën hodhi poshtë raportimet se miliardri i kishte propozuar, pasi Hurd u pa me atë që dukej si një unazë fejese në fotot paparac të çiftit ndërsa ata ishin New York.

“Ata po drekonin në lokalin e klubit privat Arman. Ata u ulën qëllimisht jashtë, larg nga të gjithë, duke u përpjekur të mos bien në sy”, tha një burim për PageSix.

Foto: TheImageDirect.com

“Kur e kuptuan se të gjithë në klub po i shikonin, Gates bëri me dorë disa tavolina gjatë daljes dhe të gjithë buzëqeshën, ai dukej shumë i lumtur”, shtoi burimi.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bill Gates

Gates, 67 vjeç dhe Hurd, 61 vjeç, u panë për herë të parë në Indian Wells Tennis Garden në vitin 2022, e ndjekur nga Laver Cup në O2 Arena në Londër, gjashtë muaj më vonë.

Por thashethemet për romancë filluan kur ata u fotografuan së bashku në Australian Open janarin e kaluar.

Foto: TheImageDirect.com

Gates – me vlerë rreth 120 miliardë dollarë – njoftoi ndarjen e tij nga gruaja Melinda Gates pas 27 vitesh martesë në vitin 2021.

Hurd është e veja e ish-CEO i Oracle, Mark Hurd, i cili vdiq në vitin 2019 në moshën 62-vjeçare. /Telegrafi/