Site icon Telegrafi

Bill Gates fajëson lopët për ngrohjen globale

Njëri nga njerëzit më të pasur në botë dhe themeluesi i Microsoft-it, Bill Gates, pohon se lopët dhe bakteret që ato lëshojnë janë fajtorë për ngrohjen globale.

“Kafshët që hanë barin kanë një stomak shumë të pazakontë, i cili përmban baktere që prodhojnë metan. Pra, lopët, në fakt, po shkarkojnë gaz natyror”, pohon ai.

“Ekziston mish artificial, por është në një fazë të hershme të zhvillimit dhe gjithashtu kontribuon në prodhimin e gazrave që e bëjnë efektin serrë. Unë dua që njerëzit ta kuptojnë rëndësinë e këtij problemi ekzistues”, shton Gates.

“Ne duhet të ulim emetimet në zero. Kur prodhimi i gazit të përgjysmohet, ne mund të lëmë lopët të qeta. Por nëse duam të ndalojmë ngrohjen globale, ne duhet të zvogëlojmë emetimet e gazrave që shkaktojnë efektin serë në zero”, ka vënë në dukje themeluesi i Microsoft.

Exit mobile version