Telegrafi

Bill Gates është sërish njeriu më i pasur në botë

Në krizën botërore e cila vitin e kaluar i kaploi tregjet financiare Gates humbi vetëm 18 miliardë dollarë dhe tani ka 40 miliardë dollarë. Buffet ka 37 miliardë, ndërsa Slim – 35 miliardë dollarë.

Kriza financiare u pasqyrua keq mbi klubin botëror të miliarderëve. Dhjetë njerëzit më të pasur në planetë humbën gjithsej 238 miliardë dollarë – kjo është më shumë nga BPV-ja e Irlandës dhe Izraelit.

Numri i përgjithshëm i miliarderëve në listën për vitin 2008 u zvogëlua në 793 persona në krahasim me 1.125 nga viti i kaluar. Pasuria e tyre e përgjithshme tani arrin 2,4 trilinonë dollarë, ndërsa një vit më parë arrinte 4,4 triliionë.

Miliarderi mesatar tani ka tre miliardë dollarë, ndërsa në vitin 2007 ka pasur 3,9 miliardë.

Vitin e kaluar më shumë kapital humbi indiani Anil Ambani, i cili nga 31,9 miliardë dollarë tani u mbeti me 10,1 miliardë. Bashkëkombasi i tij Lakshim Mital gjithashtu ka humbje serioze, sepse nga 25,7 miliardë dollarë tani mbeti me 19,3 miliardë.

Më të goditur nga kriza janë miliarderët në Rusi dhe Kinë, duke u lejuar amerikanëve sërish të dominojnë në listën me 10 nga 20 vendet e para.

Nju-Jorku e zëvendësoi Moskën si qytet me më shumë miliarderë në listë – 55 persona, i pasuar nga Londra me 28. Moska është e treta me 27 miliarderë.