Telegrafi

Bill Clinton do të shfaqet në një ndër serialet më të shikuara amerikane “West Wing”

(Foto: YouTube)

Seriali i njohur televiziv amerikan, “West Wing” po rikthehet në ekranet me kastin origjinal.

Edicioni special i kësaj serie synon të tërheqë vëmendjen për rëndësinë e votimit në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Shtetet e Bashkuara, shkruan CNN.

Traileri zbulon mesazhin standard të përjetshëm të serialit dhe kastit, i cili bashkoi përpjekjet e tyre krijuese edhe njëherë pas 17 vjetësh.

(Foto: TheHill)

“West Wing” është një seri televizive-dramatike politike amerikane e krijuar nga Aaron Sorkin, transmetuar në NBC nga 1999 deri në 2006, i cili mbulon histori dhe ngjarje në krahun perëndimor të Shtëpisë së Bardhë, ku ndodhen Zyra Ovale dhe zyrat e stafit presidencial.

Prandaj, nuk është për t’u habitur që prodhuesit kanë ftuar në këtë edicion special ish-Zonjën e Parë Michelle Obama, Presidentin Bill Clinton, i cili, ndër të tjera, do të theksojë rëndësinë e votimit.

Shfaqja e premierës “Një krah special perëndimor për të përfituar kur të gjithë votojmë” do të jetë në HBO Max më 15 tetor, në mbështetje të zgjedhjeve speciale dhe të ardhshme. /Telegrafi/