Site icon Telegrafi

Bill Clinton largohet pas vizitës në Shqipëri: Ishte e gjitha e jashtëzakonshme

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë sot një foto nga momenti i largimit nga Shqipëria të ish-presidentit amerikan, Bill Clinton. 

Bashkë me foton, Rama ka cituar në një postim në Facebook edhe përshtypjet e Clintonit nga vizita e tij dy ditore në Shqipëri.

Lexo po ashtu Shqipëria nderon Bill Clinton, vlerësohet me “Yllin e Mirënjohjes”

“Ishte e gjitha e jashtëzakonshme! Nuk do doja të ikja sot dhe po iki duke menduar se emri tjetër i Nju Jorkut është West Albania” – Bill Clinton, shkruan Rama.

Presidenti i 42-të i SHBA-së Bill Clinton nisi këtë të hënë vizitën 2-ditore në Tiranë, pas ftesës së Kryeministrit Edi Rama në kuadër të festës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Dje, Rama i ka akorduar ish-presidentit amerikan Yllin e Mirënjohjes Publike, një nga çmimet më të larta që jep zyra e Kryeministrisë ndaj figurave të tilla. /Telegrafi/

Exit mobile version