Ish-presidenti amerikan Bill Clinton që mori pjesë në inaugurimin e presidentit të ri Joe Biden, duket se ka bërë një “sy gjumë” gjatë fjalimit të tij.
Ai është kapur nga kamerat duke u “kotur”, derisa Biden po mbante fjalimin para pjesëmarrësve dhe qindra gazetarëve që po mbulonin ngjarjen më të madhe në SHBA, transmeton Telegrafi.
74-vjeçari është bërë hit në rrjetet sociale, ku shihet duke fjetur, edhe pse jashtë mbretëronin temperatura të ulëta dhe masa dukej se e kishin të ftohtë.
Clinton ishte ulur pranë bashkëshortes Hillary Clinton dhe ish-presidenti George W. Bush dhe zëvendëspresidentit Mike Pence. /Telegrafi/