Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton ka bërë të ditur se është infektuar me COVID-19.
Ai ka treguar përmes rrjeteve sociale ka treguar se ka simptoma të buta dhe se po trajtohet në shtëpi.
“Kam pasur simptoma të buta, por në përgjithësi jam mirë dhe e mbaj veten të zënë në shtëpi”, ka shkruar ai në Twitter.
Clinton ka pohuar se më parë ka marrë edhe dozën përforcuese kundër coronavirusit, e cila ka ndikuar që ta kalojë më lehtë infektimin.
“Unë jam mirënjohës që jam vaksinuar dhe përforcuar, gjë që e ka mbajtur rastin tim të butë dhe u bëj thirrje të gjithëve të bëjnë të njëjtën gjë, veçanërisht kur kalojmë në muajt e dimrit”, përfundoi ai.
Ndryshe, bashkëshortja e Clintonit, Hillary kishte rezultuar pozitiv për COVID-19 në muajin mars të këtij viti. /Telegrafi/
I’ve tested positive for Covid. I’ve had mild symptoms, but I’m doing fine overall and keeping myself busy at home.
I’m grateful to be vaccinated and boosted, which has kept my case mild, and I urge everyone to do the same, especially as we move into the winter months.— Bill Clinton (@BillClinton) November 30, 2022