Ish presidenti amerikan Bill Clinton vazhdon të mbetet figura më e dashur për popullin e Kosovës, por një ndjesi të njëjtë vazhdon ta ketë edhe vetë Clinton për kosovarët.
Ai ka dërguar së fundi një letër në shkollën ‘Prishtina High School’. Këtë letër ai e dërgon për të falënderuar më të vegjlit e kësaj shkolle, të cilët para disa mujave i kishin dërguar letra Bill Clintonit.
Vetë shkolla ka njoftuar për pranimin e letrës së ish presidentit amerikan Bill Clinton.
“Sot, na erdhi përgjigjia e tij në formë të letrës nga Shtetet e Bashkuara për nxënësit dhe mësuesen Dr. Waters. Në këtë letër Presidenti Bill Clinton përmendi edhe 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës dhe dëshirën për të vizituar shkollën tonë në vizitën e tij të radhës në Kosovë”, thuhet në njoftimin e shkollës.
Në letrën që e ka publikuar kjo shkollë, shihet të ketë shkruar Bill Clinton, se Kosova do të ketë gjithmonë një vend special në zemrën e tij. /KultPlus/