Site icon Telegrafi

“Bilka”: Do të luftojmë kundër torturave policore në lidhje me përdorimin e kanabisit

Shoqata për Kanabis dhe Politika të Gjelbra “BILKA” Shkup në një deklaratë për publikun thonë se ata do të luftojnë kundër torturave policore në lidhje me përdorimin e kanabisit për qëllime mjekësore ose personale.

“Fund torturave të policisë. Ne do të luftojmë për të gjithë dhe do të marrim trajtim njerëzor, përndryshe do të shkojmë në ndërkombëtarët, le ta dinë të gjithë se çfarë po ndodh në burgje dhe paraburgimet në Maqedoni, për shokët që vuajnë dënime të gjata, për krimin e imët, mbipopullimin dhe abuzimin sistematik të familjeve tona, miqve tanë dhe, të dashurit e kapur sepse nuk mund të blenë vaj me ligj, ata nuk mund ta marrin atë për qëllime argëtimi pa u trajtuar sikur të ishin pjesë e grupeve të krimit të organizuar. ‘Qentë lehin, biznesi vazhdon'”, thuhet në deklaratëne e “BILKA”./Telegrafi/

Exit mobile version