Biljana Stefanoska sot në ambientet e Agjencisë për Promovimin dhe Përkrahjen e Turizmit zyrtarisht e ka marrë detyrën e ushtrueses së detyrës së drejtorit nga paraardhësja i saj, Jasmina Leskarovska.
Stefanoska u angazhua për punë të përkushtuar, përgjegjësi, llogaridhënie dhe transparencë në përmbushjen e rolit të saj të ri.
Jasmina Leskarovska, e cila ishte u.d. drejtoresh e deritanishëm, Stefanoskën e njohu me sfidat aktuale, gjendjen aktuale dhe aktivitetet e planifikuara për periudhën e ardhshme. Ajo i uroi asaj një mandat të suksesshëm dhe shprehu besimin se drejtoresha e re do të vazhdojë me aktivitetet që synojnë zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm dhe përmirësimin e ofertës së përgjithshme turistike.
Leskarovska shprehu mirënjohje të madhe për bashkëpunimin e suksesshëm me sektorin e turizmit të Maqedonisë, Odën Ekonomike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe me programet zvicerane IME dhe SIPPO. Ajo shpreson të vazhdojë aktivitetet me rëndësi për turizmin në vend./Telegrafi/