Është konfirmuar se biletat për ndeshjes që Kosova do të zhvillojë si mysafirë i Maqedonisë së Veriut në kuadër të play-offit të Ligës së Kombeve do të dalin në shitje më 2 mars.
Përfaqësuesja jonë do të takohet me fqinjët tanë më 26 mars, e që nga aty do të fillojë aventurën e dytë për një vend në Kampionatin Evropian që zhvillohet në këtë vit.
Ueb faqja “mktickts.mk” ka njoftuar se biletat për këtë përballje që nuk duhet humbur do të dalin më 2 mars, derisa numri i kërkesave është tejet i lartë.
Kosova kishte shansin që të kualifikohej në Euro 2020 edhe përmes kualifikimeve, por nga Grupi A u kualifikuan Anglia dhe Republika Çeke.
Tani do të kemi shansin e dytë që të marrin një biletë, derisa përballja e parë do të jetë më Maqedoninë e Veriut.
Në rast të fitores, ‘Dardanët’ më pas do të kenë punë me fituesin e përballjes tjetër Gjeorgji – Bjellorusi që zhvillohet po ashtu më 26 mars. /Telegrafi/
🎟️🇲🇰🇽🇰 TICKET INFO North Macedonia-Kosovo!
The tickets for the Nations League play-off against North Macedonia will be on sale March 2nd.
The tickets will be sold online through https://t.co/EdXgPGPU0Q. Kosovo fans are given the east stand in the Toše Proeski Arena in Skopje.
— Kosovar Talents (@Kosovartalents) February 25, 2020