“Ende nuk është vendosur se sa do të jenë saktësisht çmimet, por sigurisht se ato do të jenë më të lira se sa biletat për këngëtarët e huaj, të cilat kushtojnë nga 15 euro. Pra nuk do të jenë as 15 euro, por as tri euro”, deklaroi Selimi për Arenën. Kështu, mundësitë më të mëdha janë që biletat të jenë nga 5 deri 10 euro. Ndërkohë, sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu, bëri të ditur se shitja e biletave do të bëhet në Mitrovicë dhe Prishtinë, dhe atë në mënyrë elektronike.
Selimi, kompania e të cilit, bashkë me ‘Gaman’ ka ndërmjetësuar miqësoren me Haitin, thotë se stadiumi ‘Adem Jashari’ i plotëson kushtet për ndeshje miqësore. Madje, sipas tij, FIFA nuk do të vije fare për ta inspektuar. “Fati ynë i mirë është që kryetari Fadil Vokrri, ka marrëdhënie të mira me FIFA-n, prandaj nuk ka nevojë fare ta inspektojnë”, shtoi Selimi. Javë më parë, FFK i ka dërguar FIFA-s një video-incizim nga stadiumi dhe duket se do të mjaftohet me kaq. “Përfaqësues të FIFA-s do të jenë të pranishëm në ndeshje”, tha ai. /Tribuna/Telegrafi/