Telegrafi

Biletat në shitje për horrorin e jashtëzakonshëm “Insidious 4” në Cineplexx!

Me 18 janar, Cineplexx sjell pjesën e katërt të filmit Insidious: The Last Key. 

Këtë të enjte, do të fillojë të shfaqet filmi horror me aktorë si Lin Shaye, Leigh Whannell, Angus Sampson, Javier Botet. Dr. Elise Rainier merr një telefonatë shqetësuese nga një njeri që pretendon se shtëpia e tij është e mallkuar.

Edhe më shqetësuese është adresa – 413 Apple Tree Lane në Five Keys, N.M. – shtëpia ku Elise u rrit si fëmijë. E shoqëruar nga dy partnerët e saj hetues, Rainier udhëton në “Five Keys”për t’u ballafaquar dhe për të shkatërruar frikën e saj më të madhe – demonin që ajo aksidentalisht liroi vite më parë.

Pasi që është pjesa e katërt e franshizës së madhe të INSIDIOUS, filmi pa dyshim ka zgjuar interesim shumë të madh tek fansat e filmave horror.

Trailerin e filmit mund ta shikoni këtu:

Biletat tashmë kanë dalur në shitje, dhe mund t’i blini çdo ditë prej orës 14:00 në Cineplexx. Oraret e filmit: https://goo.gl/FnPyxZ