Site icon Telegrafi

Biletat elektronike në Shkup do të mund të mbushen edhe përmes internetit

Në vend që të presin rradhë në vendet e shitjes së biletave, qytetarët do të mund t’i mbushin biletat elektronike edhe prej shtëpie përmes internetit, njoftoi drejtori i Ndërmarrjes Publike Transportuese, Igor Janushev, si pjesë e risive me të cilat do të largoheshin disa mungesa nga sistemi i ri i biletave elektronike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Bëhet fjalë për sistemin, përpunimi i të cilit është në fund. Ky sistem do të jap pasqyrë në lidhje me atë se sa burime keni vendosur dhe si i keni shfrtytëzuar. Prej 1 shkurtit nuk do të ketë rritje të çmimeve dhe sistem të ri tarifor”, deklaroi Janushev.

Përveç kësaj Janushev paralajmëroi se do të largohet shërbimi për pagesë me telefon celular dhe do të hapen vende të reja të shitjes./Telegrafi/

Exit mobile version