Telegrafi

Biletat e ndeshjes Sassuolo-Milan ‘zhduken’ për pak minuta, çmimi në tregun e zi shkon deri në mijëra euro

Milani ka paralajmëruar tifozët që të mos udhëtojnë në Reggio Emilia pa biletë për ndeshjen vendimtare të Scudettos kundër Sassuolos, por disa prej tyre që janë blerë po shiten deri në 3,000 euro.

Titulli do t’u shkojë te kuqezinjtë nëse ata marrin të paktën një pikë të dielën.

Natyrisht, të gjitha biletat për Sassuolo-Milan u shitën në më pak se një orë, megjithëse disa do të lëshohen për mbajtësit e biletave të sezonit ‘Tribuna Sud’ në Sassuolo nga e premtja mbrëma.

La Gazzetta dello Sport raportoi se radha në internet për biletat në faqe kishte arritur në 100,000 kërkesa.

Stadiumi Mapei është i hapur vetëm për 21,525 vende për momentin dhe Milani dërgoi një paralajmërim sot duke i kërkuar kujtdo që nuk ka biletë të qëndrojë larg arenës në Reggio Emilia për të shmangur telashet e turmës.

Ndërkohë, disa njerëz tashmë po nxjerrin në shitje biletat për ndeshjen përmes faqeve të specializuara për 3000 euro. /Telegrafi/